MIRËSEERDHËT

PËR ÇFARË BËHET FJALË

Numri i bakterieve rezistente kundrejt antibiotikëve po rritet në të gjithë botën dhe përforcon rrezikun që njerëzit dhe kafshët të trajtohen me vështirësi ose të mund të mos trajtohen më fare në rastin e infeksioneve të shkaktuara nga bakteriet. Edhe në Zvicër, çdo vit infektohen njerëz dhe kafshë me bakterie, kundër të cilave antibiotikët nuk mund të bëjnë më asgjë.

Pasojat janë të rënda dhe prekin njerëzit, kafshët, bujqësinë dhe mjedisin në të njëjtën mënyrë.

ANTIBIOTIKËT

MË TË RËNDËSISHMET ME NJË SHIKIM

Antibiotikët janë barna, të cilat vrasin bak­teriet ose pengojnë rritjen e tyre. Ato përdoren te njerëzit dhe kafshët për trajtimin e infeksioneve bakteriale. Sëmundje të ndryshme kanë nevojë për antibiotikë të ndryshëm. Kundër viruseve (p.sh. në rast ftohje) antibiotikët nuk veprojnë.

Për informacione të mëtejshme drejtojuni mjekes tuaj/mjekut tuaj, dentistes tuaj/­dentistit tuaj ose farmacistes tuaj/farmacistit tuaj.

REZISTENCAT

KUR ANTIBIOTIKËT NUK VEPROJNË MË

Rezistencë kundër antibiotikëve do të thotë që bakteriet reagojnë pak ose nuk reagojnë më fare kundër antibiotikëve. Përdorimi i gabuar ose shumë i shpeshtë i ­antibiotikëve mund të shkaktojë rezistenca të tilla. Bakteriet rezistente mund të transmetohen te njerëz të tjerë.

Për informacione të mëtejshme drejtojuni mjekes tuaj/mjekut tuaj, dentistes tuaj/­dentistit tuaj ose farmacistes tuaj/farmacistit tuaj.

Sprechblase SQ def
NËSE MERRNI ANTIBIOTIKË ...
VEPRONI SAKTË

KUSHTONI VËMENDJE SI MË POSHTË

  • Respektoni me saktësi dozimin dhe periudhën kohore të trajtimit të përshkruar nga mjekja/mjeku.
    Dozimi i përshkruar individualist ju garanton një veprueshmëri optimale të antibiotikut tuaj. Mos e ndërpritni para kohe trajtimin, edhe nëse pas disa ditësh ndjeheni më mirë.
  • Mos lini asnjë dozë pa marrë.
    Nëse harroni të merrni një dozë, infeksioni do të zgjasë më shumë dhe do të ndikojë negativisht mbi shërimin. Nëse shfaqen ndikime anësore, drejtojuni Mjekes/mjekut tuaj ose farmacistes/farmacistit tuaj.
  • Mos i ndani antibiotikët që ju janë përshkruar juve me persona të tjerë.
    Trajtimi juaj ju është përshkruar juve dhe është në përputhje me nevojat tuaja personale.
  • Ktheni pakot e hapura.
    Mos i hidhni kurrë antibiotikët në plehrat e shtëpisë dhe kontribuoni që ato të mos kalojnë në mjedis (p.sh. në kanalizime). Mos i ruani antibiotikët, për ti përdorur ato në rastin e sëmundjeve të tjera.
NËSE NUK MERRNI ANTIBIOTIKË ...
E RËNDËSISHME

KËTË DUHET TA DINI

  • Antibiotikët veprojnë vetëm në rastin e infeksioneve bakteriale.
    Disa sëmundje bakteriale shërohen edhe pa antibiotikë. Mjekja/mjeku juaj përshkruan vetëm atëherë antibiotikë nëse është e nevojshme. Antibiotikët nuk veprojnë kundër viruseve (p.sh. në rast gripi ose ftohje).
  • Vetë sistemi mbrojtës i trupit është i mjaftueshëm në shumicën e rasteve.
    Një trup i shëndetshëm i kundërvihet normalisht shumë mirë infeksionet. Kështu p.sh. temperatura është shpesh një shenjë për një reagim aktiv të sistemit mbrojtës.
  • Marrja e gabuar mund të çojë në rezistenca.
    Kundër bakterieve rezistente, antibiotikët e deritanishëm nuk veprojnë më. Në këtë mënyrë sëmundjet infektive janë më të vështira për tu trajtuar ose në raste të veçanta nuk mund të trajtohen fare.
  • Antibiotikët edhe mund të dëmtojnë.
    Në rastin e një përdorimi jo në përputhje me rregullat, ndikimet e padëshiruara janë më të mëdha se ata të dobishme, pasi p.sh. sulmohen edhe bakterie të dobishme ose formohen rezistenca.